×
  • Lajme
  • Botë

    Së paku 18 njerëz të vdekur nga përmbytjet në Iran

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 20:28

    Së paku 18 njerëz vdiqën në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e furishëm në provincën jugore të Iranit, Fars.


    Përmbytjet në kryeqytetin provincial, Shiraz, lanë edhe 74 vetë të plagosur, tha Pirhossein Kolivand, udhëheqës i Shërbimeve Emergjente Mjekësore të Iranit, për agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA.

    Kolivand tha se tre fëmijë janë në mesin e të vdekurve në Shiraz.

    Videot e postuara online tregojnë rrugë dhe makina të përmbytura dhe të dëmtuara.

    Departamenti Meteorologjik i Iranit paralajmëroi për shira të furishëm në zona të ndryshme të vendit.

    Televizioni shtetëror raportoi se disa provinca janë në gjendje gatishmërie për përmbytjet.

    Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, i urdhëroi të gjithë guvernatorët e provincave dhe zyrtarë të tjerë të jenë të gatshëm për t’u marrë me përmbytjet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!