×
  • Lajme
  • Botë

    Senatorja, Kirsten Gillibrand zyrtarisht kandidate në presidencialet 2020

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 16:54
    DES MOINES, IA - JANUARY 19: U.S. Sen. Kirsten Gillibrand (D-NY) speaks to a large crowd at the state capitol for the third annual Women's March on January 19, 2019 in Des Moines, Iowa. Demonstrations are slated to take place in cities across the country in the third annual event aimed to highlight social change and celebrate women's rights around the world. (Photo by Steve Pope/Getty Images)

    Senatorja demokrate e Nju Jorkut, Kirsten Gillibrand, zyrtarizoi sot kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të 2020.


    Njoftimi zyrtar i kandidaturës së saj pritej që kur senatorja 52 vjeçe njoftoi në mes të muajit janar në televizionin CBS krijimin e një grupi pune, një fazë vendimtare për të hyrë në garë për presidencialet amerikane.

    E martuar dhe nënë e dy djemve, kjo grua 52 vjeçe u bë e njohur në luftën kundër ngacmimit seksual, kryesisht në radhët e ushtrisë, përpara shfaqjes së lëvizjes #MeToo një kauzë e mbështetur prej saj, trasnmeton ATSH.

    Ajo kërkon kryesisht të mbrojë një shoqëri më të barabartë, me një sistem shëndetësor që duhet të jetë një e drejtë, jo një privilegj, një sistem arsimor më i mirë publik dhe formim profesional. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!