×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA akuzon Kinën dhe Rusinë për përhapje të informacioneve të rreme për coronavirus

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 15:23

    SHBA ka akuzuar Kinën dhe Rusinë për kryerjen e fushatave propagandistike për përhapjen e informacionit të rremë për Covid-19.


    Një zyrtar i departamentit të shtetit të SHBA tha që llogaritë e mediave sociale të lidhura me Kinën dhe Rusinë po kryenin mesazhe të ngjashme anti-amerikane.

    “Edhe para krizës Covid-19, ne vlerësuam një nivel të caktuar të bashkërendimit midis Rusisë dhe Kinës në fushën e propagandës,” tha Lea Gabrielle.

    Kina dhe Rusia po përpiqeshin “të formojnë mirëkuptimin e publikut për pandeminë Covid-19 për qëllimet e tyre”, tha ajo.

    Replikat në distancë midis SHBA-së dhe Kinës kanë qenë të shumta.

    Zhao Lijian, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze, ka theksuar në mënyrë të përsëritur idenë e tij të paprovuar, se Covid-19 mund të kishte origjinën në SH.B.A.

    Nga ana tjetër, SHBA ka sugjeruar në mënyrë të përsëritur që koronavirusi doli nga një laborator në Wuhan, qyteti kinez, ku u zbuluan rastet e para të sëmundjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!