×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA akuzon Kinën për burgosjen e myslimanëve në kampe të përqendrimi

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 19:32

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë akuzuar Kinën për burgosjen e më shumë se një milion myslimanëve në kampe të përqendrimit. Ky është reagimi më i ashpër i Uashingtonit për trajtimin e pakicave në Kinë.


    Komentet e politikanit Randall Schriver, i cili e udhëheq politikën për Azinë në Departamentin e Mbrojtjes, pritet t’i shtojnë tensionet me Pekinin, i cili është i ndjeshëm ndaj kritikave ndërkombëtare.

    Zyrtarët kinezë thonë se këto kampe janë qendra për trajnim profesional dhe kanë për qëllim që ta luftojnë kërcënimin që vjen nga ekstremizmi islamik.

    Megjithatë, personat që kane qenë më parë në këto kampe kanë thënë se janë torturuar gjatë marrjes në pyetje. Për më tepër, ata kanë shtuar se kanë jetuar në qeli të ngushta e me shumë njerëz dhe kanë qenë pjesë e indoktrinimit partiak që i ka shtyrë disa njerëz të bëjnë vetëvrasje.

    Ndërtesat e këtyre kampeve janë të rrethuara me tela me gjemba dhe pranë tyre ka kulla vrojtimi.

    “Kina është duke i përdorur forcat e sigurisë për burgosje masive të myslimanëve kinezë në kampet e përqendrimit”, tha Schriver gjatë një diskutimi për ushtrinë kineze, duke vlerësuar se numri i myslimanëve të burgosur mund të shkojë deri në tre milionë.

    Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Kina i ka ndaluar shumë praktika fetare, përfshirë mësimin e teksteve islame nga fëmijët dhe ndalimin e vendosjes së emrave ujgurë, shkruan “The Guardian”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!