×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA-ja uron presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 17:47

    Shtetet e Bashkuara e uruan Stevo Pendarovskin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.


    “SHBA-ja është një partner i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë për bashkëpunim me Stevo Pendarovskin dhe me të gjitha partitë politike, në rrugën e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit, të cilën e transmeton shërbimi maqedonas i Radios Evropa e Lirë.

    Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut u mbajt të dielën.

    Pendarovski, kandidat i partive në pushtet, e fitoi kandidaten e opozitës, Gordana Siljanovska-Davkova, me një epërsi prej rreth 6% të votave.

    Atë e uruan për fitoren edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!