SHBA njofton tërheqjen e personelit diplomatik nga Venezuela

Shtetet e Bashkuara ka bërë të ditur këtë javë do të tërheqin të gjithë personelin amerikan që mbetet në ambasadën e tyre në Venezuelë, si rezultat i situatës në keqësim në këtë vend të Amerikës Latine.


Në janar Departamenti i Shtetit tërhoqi personelin jo të domosdoshëm, disa ditë pasi Presidenti Nicolas Maduro ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin pasi Amerika njohu zotin Juan Guaido si president i përkohshëm.

Uashingtoni e bëri njoftimin për tërheqjen e personelit diplomatik, ndërkohë që Presidenti Maduro përsëriti akuzat e tij se pas ndërprerjes së energjisë që vazhdon prej gjashtë ditësh, qëndrojnë Shtetet e Bashkuara. /Reporteri.net/.