×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA po përpiqet t’ia marr Gjermanisë vaksinën kundër koronavirusit

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 16:27

    Berlini po përpiqet të ndalojë Uashingtonin për të bindur një kompani gjermane që t’i jap një vaksinë të koronavirusit.


    Autoritetet amerikane, po mundohen që me çdo kusht ta bindin kompaninë gjermane që vaksinën kundër koronavirusit ta dërgojnë në SHBA, përcjellë Reporteri.net.

    Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë konfirmoi një raport në gazetën “Welt am Sonntag”, i cili tha se Presidenti Donald Trump kishte ofruar fonde për të joshur kompaninë CureVac që ta dërgojë vaksinën kundër koronavirusit në SHBA.

    “Qeveria gjermane është shumë e interesuar të sigurojë që vaksinat dhe substancat aktive kundër koronavirusit të jenë në Gjermani dhe Evropë,” thotë një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë. “Në këtë drejtim, qeveria është në shkëmbim intensiv me kompaninë CureVac.”

    E kontaktuar nga Reuters, një zëdhënëse e Ministrisë gjermane të Shëndetësisë tha: “Ne konfirmojmë raportin në Welt am Sonntag.”

    Welt am Sonntag citoi një burim të panjohur të qeverisë gjermane duke thënë se Trump po përpiqej të siguronte një kontakt me kompaninë dhe do të bënte gjithçka për të marrë një vaksinë për Shtetet e Bashkuara, “por vetëm për Shtetet e Bashkuara”.

    Nuk kishte asnjë koment të disponueshëm nga ambasada amerikane në Berlin kur u kontaktua nga Reuters të Dielën rreth raportit, dhe askush nuk ishte në gjendje të komentonte zbulimin e kompanisë “CureVac”. Gazeta tha se kompania CureVac nuk pranoi të komentojë këto qëndirme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!