×
  • Lajme
  • Botë

    Shefi i Pentagonit: Koreja e Veriut nuk testoi raketë balistike

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 9:39

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se një armë e re në Korenë e Veriut, e cila është testuar së voni, nuk ka qenë raketë balistike.


    Patrick Shanahan, shef i ngarkuar i Pentagonit, tha se forcat amerikane në Korenë e Jugut nuk e kanë ndryshuar gjendjen e gatishmërisë.

    “Është bërë një provë. Nuk ka qenë raketë balistike”, tha Shanahan.

    Më 17 prill, media shtetërore në Korenë e Veriut raportoi se udhëheqësi i këtij vendi, Kim Jong Un, ka mbikëqyrur testimin e një arme të re taktike me “kokë të fuqishme bërthamore”.

    Arma u cilësua si kontribut “me rëndësi të madhe” në arsenalin e Koresë së Veriut.

    Prova ka gjasa t’i rrisë tensionet me Shtetet e Bashkuara, edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Koreja e Veriut i ka pezulluar testet raketore dhe bërthamore.

    Trump është takuar dy herë me Kimin, ndërsa takimi i dytë, i mbajtur në Hanoi në muajin shkurt, ka përfunduar pa marrëveshje, pasi Shtetet e Bashkuara kanë këmbëngulur në çarmatosjen e plotë bërthamore të Koresë së Veriut, përpara se t’i lehtësonin sanksionet kundër saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!