×
  • Lajme
  • Botë

    Shefi i stafit i del me COVID-19, testohet edhe nënpresidenti i SHBA

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 17:01

    Një ndihmësi i ngushtë i Nënpresidentit Mike Pence ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njoftoi një zëdhënës i zyrës të shtunën vonë në mbrëmje.


    “Sot Marc Short, shefi i stafit të Nënpresidentit rezultoi të jetë infektuar me COVID-19. Ai ndodhet në karantinë dhe po ndihmon në procesin e gjurmimit të kontakteve”, tha Devin O’Malley, i cili shtoi se zoti Pence dhe bashkëshortja e tij, Karen, rezultuan negativë të shtunën dhe se ishin mirë me shëndet.

    Pence “do të vazhdojë me axhendën e tij në përputhje me udhëzimet e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve për personelin thelbësor”, tha zoti O’Malley.

    Të dielën nënpresidenti do të marrë pjesë në një tubim fushate në Karolinën e Veriut. I pyetur në lidhje me zotin Short pas kthimit në Uashington të shtunën në mbrëmje në përfundim të tubimeve në tre shtete, Presidenti Donald Trump tha se: “Sapo dëgjova mbi këtë çështje. Ai ndodhet në karantinë. Do të bëhet mirë”. /VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!