×
  • Lajme
  • Botë

    Shfaqet sërish ISIS-i, bën thirrje për hakmarrje për sulmin ndaj myslimanëve në Zelandë

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 12:29

    Udhëheqësit e organizatës terroriste Shteti Islamik  u kanë bërë thirrje ekstremistëve dhe pasuesve të tyre që të “hakmerren” pas dy sulmeve në xhamitë e Zelandës së Re, ku mbetën të vdekur 50 persona dhe po aq të tjerë u lënduan, transmeton Reporteri.net


    Një  nga udhëheqësit e ISIS-it, Abu Hassan al-Muhajir, e bëri këtë thirrje në një audio incizim prej 44 minutash.

    Supremacisti i bardhë, Brenton Tarrant të premten vrau 50 persona në dy xhami në Zelandë të Re.

    Al-Muhajir i dha fund heshtjes gjashtë mujore për të bërë thirrje për hakmarrje.

    “Skenat e masakrave në dy xhami duhet të zgjojnë ata që janë mashtruar dhe duhet të inkurajojnë mbështetësit e kalifatit për hakmarrje në emër të fesë së tyre”, tha ai. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!