×
  • Lajme
  • Botë

    Shifra alarmante, trefishohen rastet e fruthit në botë

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 16:36

    Shifra alarmante raportohen sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth rasteve të fruthit në botë.


    Ndërkohë, në tre muajt e parë të 2019-ës, raportohet të jetë trefishuar numri i rasteve të fruthit krahasuar me një vit më parë.

    Kontinenti i Afrikës ka përjetuar rritjen më dramatike me 700 për qind, ndjekur nga Evropa me 300 për qind, dhe Mesdheu Lindor me 100 për qind thuhet në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Gjithashtu bëhet me dije se në total në këtë periudhë u raportuan mbi 112 mijë të infektuar me virusin shpeshherë fatal, por numri mund të jetë më i madh pasi autoritetet druhen se raportohen vetëm një e dhjeta e pacientëve.

    Shqipëria po ashtu ka njoftuar mbi 137 raste deri në muajin shkurt, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar u diagnostikuan mbi 1,400 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!