×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në 28 mijë numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 19:56

    Numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 3,233 vetëm gjatë ditës së sotme, derisa 349 kanë vdekur si pasojë.


    Si rrjedhojë, janë shënuar gjithsej 27,980 raste me CO-VID19, derisa bilanci i të vdekurve nga virusi ka arritur në 2,158, siç raportohet në platformën Worldometer.

    Lombardia vazhdon të mbetet regjioni më i prekur nga koronavirusi i ri, i cili po dominon edhe ndaj shifrave kombëtare të Italisë.

    Dita e djeshme është konsideruar si ditë rekord i rasteve të vdekjeve, duke u raportuar 368 të vdekur përbrenda një dite.

    Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajamëroi se koronavirusi në Itali ende nuk ka arritur kulmin, derisa ka thënë se kjo javë është ‘java e kulminacionit’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!