×
  • Lajme
  • Botë

    Shmanget tragjedia, luftanija ruse rrezikoi të goditet nga raketa që lëshoi vetë

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 17:44

    Është shmangur tragjedia gjatë një stërvitjeje ushtarake në Detin e Japonisë. Sipas mediave të huaja njera prej raketave 3M14T që ndodhej në luftanjën ruse “Marshal Shaposhnikov”, nuk ndoqi trajektoren ashtu siç ishte parashikuar.


    Siç shihet në videon e mëposhtme raketa është rrotulluar disa herë mbi anijen, duke tmerruar ekuipazhin që ishte brenda bordit.

    Por për fat të mirë, pas disa rrotullimeve, raketa ka rënë në det, dhe jo mbi anijen ashtu siç u mendua.

    Sistemi Kalibr, me një madhësi prej gati 9 metrash, konsiderohet homologu rus i raketave amerikane Tomahaëk. Me një rreze që shkon deri në 2.500 km, ai mund të godasë shënjestra me një precizion mjaft të lartë, duke përdorur edhe raketa me mbushje bërthamorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!