Shpërthyen bombolat e gatimit në tren, shkon në 73 numri i të vdekurve

Ka shkuar në 73 numri i pasagjerëve të vdekur pasi një tren, me të cilin po udhëtonin, mori flakë.


Treni po udhëtonte nga qyteti pakistanez Karachi në Raëalpindi.

Mediat lokale raportojnë se zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i dy bombolave të gazit, që po përdoreshin nga pasagjerët për të gatim.

Zjarri mendohet se është përhapur në të paktën tre vagonë.

Sipas zyrtarëve shumë nga viktimat vdiqën në përpjekje për tu hedhur nga treni që po digjej.

40 të tjerë raportohet se janë plagosur dhe zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet ende.

“Dy bombula gatimi u hodhën në erë. Ata po gatuanin, vaji i gatimit ndikoi akoma më shumë tek zjarri,”-tha Sheikh Rashid Ahmed, ministër për hekurudhat.

Pasagjerët marrin bombola për të gatuar ushqim gjatë udhëtimeve të gjata janë problem i zakonshëm, shtoi ministri.

Aksidenti ndodhi afër qytetit të Rahim Yar Khan në jug të provincës Punjab.

Shumë pasagjerë ishin pelegrinë që shkonin në Raiwind për një nga kongregacionet më të mëdha vjetore fetare të Pakistanit, të organizuar nga lëvizja misionare myslimane Suni Tablighi Jamaat.

Tre vagonë u dogjën thanë zyrtarët. Në vagonin numër 11 ndodheshin 54 persona, ndërsa në vagonat numër 12 dhe 13 ndodheshin nga 78 pasagjerë në secilën.

Zëvendës komisari, Jamil Ahmed tha se disa nga viktimat ishin djegur aq shumë saqë nuk mund të identifikoheshin dhe se do të duhen analizat e ADN për t’i identifikuar.

Kryeministri Imran Khan tha se ishte trishtuar nga tragjedia e tmerrshme, duke shtuar se ka kërkuar hetim të menjëhershëm të shkaqeve të ngjarjes.

Mediat gjithashtu raportojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një problem në qarkun elektrik.

Treni që kalon nga Karachi në Rawalpindi, është i Tezgam, një nga shërbimet më të vjetra dhe më të njohur të trenit në Pakistan.

Treni niset çdo ditë dhe udhëtimi zgjat 25 orë e gjysmë.