×
  • Lajme
  • Botë

    Shpëtohen 1300 pasagjerë të bllokuar në det

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 8:10

    1300 pasagjerë të bllokuar në një anije udhëtimi jashtë bregut perëndimor të Norvegjisë u arrit të shpëtoheshin nga ekipet e shpëtimit pas një pune intensive gjatë gjithë natës së të shtunës, thanë autoritetet.

    Policia në rajonin e More og Romsdal tha se anija pësoi defekt me motorin dhe të gjithë personat që ishin në bordin e mjetit lundrues u evakuuan në breg.

    Agjencia e Shpëtimit të Detit në Norvegji tha se anija “Viking Ship” e cila zotërohet nga “Viking Ocean Crusies”, dërgoi një sinjal alarmi mes dallgëve të larta dhe erërave të forta.

    Pesë helikopterë dhe disa anije shpëtimi u thirrën për shpëtim.

    Një nga anijet e shpëtimit, një transportues me emrin Hagland Captain, gjithashtu e humbi fuqinë e motorit dhe dy helikopterë u devijuan për të shpëtuar ekuipazhin e saj.

    Deri të dielën në mëngjes, anija kishte arritur të vinte në punë tre nga katër motorët e saj dhe po përpiqej të ankorohej pranë portit më të afërt.

    “Ishim duke ngrënë drekë kur anija filloi të dridhej”, tha John Curry, i cili u evakuua me helikopter”.

    “Dritaret u thyen dhe uji hyri brenda. Ishte thjesht kaos. Udhëtimi në helikopter, më mirë do ta harroj. Nuk ishte kënaqësi”, tha ai.

    Janet Jakobi, i cili u shpëtua gjithashtu, tha për mediat vendase se nuk kishte parë kurrë ndonjë gjë aq të frikshme.

    “Unë fillova të lutem, u luta për sigurinë e të gjithëve në bord,” tha ajo. “Udhëtimi me helikopter ishte i tmerrshëm.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!