×
  • Lajme
  • Botë

    Si e ktheu Merkelin kundër Putinit helmimi i Alexey Navalny

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 16:36

    Ekipi i Alexey Navalny ishte në qytetin siberian të Tomsk kur mori lajmin se lideri i opozitës ishte në gjendje të rëndë gjatë fluturimit për në Moskë.


    Ata shkuan menjëherë në dhomën në hotelin ku ai kishte qëndruar disa orë më parë për të mbledhur prova. Më vonë ata deklaruan se kishin gjetur një shishe uji me gjurmë të agjentit nervor Novichok.

    “Ishte e qartë për ne që Navalny ishte në gjendje të rëndë. Ne vendosëm të marrim gjithçka që mund të ishte e dobishme si provë, ndër ta edhe një shishe me ujë”, deklaroi ekipi i tij në rrjetet sociale pas ngjarjes, shkruan “Bloomberg”.

    Dy javë më vonë, një laborator gjerman gjeti gjurmë të agjentit nervor Novichok në një shishe nga dhoma e hotelit ku kishte qëndruar Navalny në Tomsk. Agjenti nervor ishte i shkallës së armëve dhe ishte zhvilluar për herë të parë nga sovjetikët.

    Rusia ende nuk e ka komentuar pretendimin e mjekëve gjermanë. Kremlini tha se nuk gjeti asnjë provë që Navalny ishte helmuar dhe ka hedhur poshtë thirrjet e Merkel për të hapur një hetim penal.

    Ky incident mund të përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet mes Moskës dhe vendeve evropiane, të cilat e kanë akuzuar atë në të kaluarën për sulm ndaj disidentëve të Vladimir Putin, të cilat Rusia i mohon.

    Mjekët në spitalin e Siberisë, që trajtuan fillimisht Navalny, thanë sot se i kishin shpëtuar jetën, por ‘nuk kishin gjetur gjurmë helmi në trupin e tij’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!