×
  • Lajme
  • Botë

    Silvio Berluskoni përfundon në spital

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 13:33

    Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni u dërgua me ambulancë në spitalin San Raffaele të Milanit këtë mëngjes. Berluskoni, 82 vjeç, u transportua në orën 10:00,në spital.


    Ekzaminimet mjekësore po zhvillohen aktualisht dhe gjendja e tij shëndetësore është ende e panjohur për mediet. Një nga shoqëruesit e tij tha se ai ishte duke u trajtuar pasi kishte dhembje të forta veshkash.

    Ai pritet të marrë pjesë në një takim sot për të prezantuar kandidatët italianë për zgjedhjet evropiane. Zëdhënësi i tij tha se ende po planifikonin aktivitetin politik. Në vitin 2016, Berluskoni i ka shpëtuar një ataku kardiak. Ai është një nga burrat më të pasur të Italisë, që vlerësohet të ketë rreth 6 miliardë dollarë. Berluskoni ka qenë katër herë kryeministër i vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!