×
  • Lajme
  • Botë

    Situata del nga kontrolli, turma e njerëzve sulmon liderin e opozitës turke

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 12:46

    Lideri i opozitës turke Kemal Kiliçdaroglu është sulmuar nga disa persona, teksa ai merrte pjesë në cerremoninë e varrimit të një ushtari në Ankara.


    Kreu i Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Kiliçdaroglu u vu përpara nga një turmë e zemëruar njerëzish.

    Pamjet tregojnë se ai është shtyrë nga turma e njerëzve, madja ka marrë edhe disa goditje në kokë.

    I shoqëruar nga forcat e sigurisë, ai u strehua në një banesë derisa turma u shpërnda.

    Ajo që filloi si një protestë kundër pranisë së z. Kilicdaroglu u shndërrua në dhunë kundër tij, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.

    Duke folur për agjencinë e lajmeve AFP, partia e tij tha se Kilicdaroglu “është mirë” ndërsa zyra e tij thotë se do të merren veprime ligjore kundër fajtorëve të incidentit.

    Partia e presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe politikanët nacionalistë e kanë kritikuar Kilicdaroglu për lidhjet e tij me partinë pro-kurde.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!