×
  • Lajme
  • Botë

    Skandal në shtëpinë e kandidatit për kryeministër të Britanisë, ndërhyn policia

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 11:25

    Policia britanike u thirr në shtëpinë e kandidatin për kryeministër të Britanisë, Boris Johnson, favoritit për tu bërë kryeministër i ardhshëm, pasi fqinjët dëgjuan një grindje të zhurmshme në mes tij dhe të dashurës.


    Policia u thir në orët e para të së premtës në një adresë në jug të Londrës, ku Johnson jeton me të dashurën e tij Carrie Symonds. Johnson aktualisht është duke u divorcuar nga gruaja e tij e dytë.

    “Lajmëruesi ishte i shqetësuar për mirëqenien  e gruas fqinje” tha policia në një deklaratë të premtën mbrëma.

    “Policia shkoi dhe foli me të gjithë banorët e lagjes ,të cilët ishin të sigurtë dhe mirë”

    “Nuk kishte shkelje ose shqetësime për zyrtarët policorë dhe nuk kishte arsye që të ketë aksion policor” u tha në deklaratë.

    Një zëdhënës i kandidatit për Kryeministër refuzoi të përgjigjet në pyetje rreth rastit.

    Gazeta “The Guardian”, e cila e para raportoi për ngjarjen, tha se një fqinj i pa identifikuar ka dëgjuar gruan duke bërtitur pas disa përplasjeve. Në një moment ai tha se e dashura e Johnson u dëgjua duke i thënë atij që të largohet nga banesa e saj, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!