×
  • Lajme
  • Botë

    Sot takohen Vuçiq dhe Putin, Kosova ndër temat e bisedimeve

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 9:05

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë sot një takim të ri me homologun rus, Vladimir Putin.


    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Sochi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

    Dy presidentët fillimisht do të zhvillojnë një takim në “katër sy” e pastaj me delegacionet e tyre do të grumbullohen për një drekë pune të cilën Putin do ta organizojë për nderë të presidentit të Serbisë, raporton “Tanjug”.

    Pas përfundimit të takimit, Putin dhe Vuçiq pritet të paraqiten bashkërisht në një konferencë për media.

    Ky do të jetë takimi i tyre i 17-të, i treti brenda vitit të fundit.

    Temat kryesore të cilat pritet të diskutohen janë bashkëpunimi bilateral mes dy shteteve, gjendja aktuale në Kosovë dhe rruga drejt një zgjidhjeje përfundimtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!