×
  • Lajme
  • Botë

    Spikerja e njohur në Afganistan ndalohet nga talebanët: Shko në shtëpi, regjimi ka ndryshuar

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 8:44

    Gazetarja e televizionit shtetëror të Afganistanit, Radio Televizioni Kombëtar i Afganistanit, ka thënë se nuk është lejuar të bëjë punën e saj nga talebanët.


    Shabnam Dawran, një nga spikeret më të njohura të Afganistanit, postoi një video ku jepte detaje se si ajo u largua nga zyra e stacionit të saj pavarësisht se kishte veshur një hixhab dhe mbante ID -në e saktë.

    Ajo tha se rojet i thanë se “regjimi ka ndryshuar. Nuk të lejohet këtu. Shko në shtëpi”.

    Në një konferencë shtypi dje zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se gratë do të lejohen të punojnë “brenda kufijve të ligjit islam”.

    Një ditë më parë drejtuesja e Tolo Neës, Beheshta Arghand intervistoi një zëdhënës taleban, hera e parë që një gruaje afgane i ishte dhënë një intervistë nga talebanët brenda vendit. /tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!