Studimi i ri: Arabët çdo herë e më shumë po largohen nga feja

Numri i arabëve jofetar është në rritje, sipas rezultateve të sondazhit më të madh të opinionit publik në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.


Studiuesit shqyrtuan pikëpamjet arabe për çështje të ndryshme, nga të drejtat e grave, migrimi dhe seksualiteti.

Numri i njerëzve që e përshkruajnë veten si “joreligjioz” nga viti 2013 deri më tani është rritur nga tetë në 13 përqind. Siç tregon hulumtimi, rritja është më e larta në mesin e njerëzve nën moshën 30 vjeçare, ndër të cilët 18 për qind janë jofetar. Vetëm Jemeni ka shënuar rënie në këtë kategori, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net.

Në studimin të cilin për BBC Arabic e ka bërë rrjeti kërkimor Barometri arab, janë anketuar më shumë se 25 mijë njerëz nga 10 shtete, ashtu edhe nga territori palestinez, në periudhën nga fundi i vitit 2019 deri në pranverë të vitit 2019. Shumica e njerëzve në mbarë rajonin përkrahin të drejtën e grave për presidente apo kryeministre.

Kur është fjala për jetën familjare, shumica e njerëzve, përfshirë këtu gjininë femërore që janë anketuar, besojnë se burri duhet të ketë gjithmonë fjalën e fundit./Reporteri.net