×
  • Lajme
  • Botë

    Suedia e pranon se nuk i mbrojti si duhet të moshuarit, gjysma e të vdekurve nga corona në shtëpitë e pleqve

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 10:31

    Suedia ka ndjekur një qasje krejtë tjetër nga bota sa i përket përballjes me coronavirusin. Ky shtet nuk u mbyll fare, për dallim nga shtetet tjera që izoluan gjithçka. Por, tani Suedia e ka pranuar se nuk i ka mbrojtur sa duhet të moshuarit, pasi gjysma e të vdekurve nga rreth 3 mijë e 200 persona janë raste që kanë ndodhur në shtëpitë e pleqve.


    Ka shumë artikuj në mediat suedeze në lidhje me punëtorët e shtëpive të pleqve që vazhdojnë të punojnë pavarësisht mungesës së pajisjeve mbrojtëse.

    Në Suedi, një vend me 10.2 milionë njerëz, më shumë se 26,000 njerëz janë të infektuar dhe më shumë se 3.200 kanë vdekur.

    Pas shpërthimit të epidemisë, autoritetet thanë se mbrojtja për të moshuarit mbi 70 vjeç ishte përparësi. Megjithatë, më shumë se 90 përqind e vdekjeve janë mbi moshën 70 vjeç.

    Gjysma e tyre ishin banorë të shtëpive të pleqve dhe të paaftë, dhe një e katërta e atyre që vdiqën morën kujdes shëndetësor në shtëpi, sipas të dhënave nga Bordi Kombëtar Suedez i Shëndetit dhe Mirëqenies. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!