×
  • Lajme
  • Botë

    Sulm me armë në një kazino në SHBA

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 10:00

    Një person i armatosur ka hapur zjarr në një kazino në Wisconsin, në SHBA duke lënë të lënduar disa qytetarë, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të vdekur përfshirë edhe personin e armatosur.


    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

    Sipas dëshmitarëve policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku edhe u dërguan mjekë nga qarqet lokale Shawno, Outagamie dhe Kewaunee.

    Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital, ku edhe po marrin ndihmë mjekësore.

    Prokurori i Përgjithshëm Josh Kaul, njoftoi se ngjarja është në kontroll dhe se nuk përbënte më kërcënim për komunitetin, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!