×
  • Lajme
  • Botë

    Sulm në një bar të Meksikës – 13 të vdekur

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 9:07

    Disa persona të armatosur vranë 13 vetë në një bar në qytetin e Minatitlan të Meksikës, thanë autoritetet të premten duke e përshkruar si vrasjet më të këqija që goditën Meksikën që kur presidenti Andres Manuel Lopez Obrador mori detyrën.


    Sulmuesit e paidentifikuar hapën zjarr në lokalin që shkuan për të kërkuar një person, tha një zëdhënës i qeverisë së Veracruz.

    Shtatë burra, pesë gra dhe një fëmijë vdiqën nga të shtënat, ndërsa katër të tjerë u plagosën, tha qeveria e shtetit në një deklaratë.

    Motivi për vrasjet ishte i paqartë, ndërkaq sulmi u zhvillua gjatë një festimi familjar, shkruan Reuters.

    Njeriu që kishin kërkuar personat e armatosur ishte identifikuar si pronari i një bar në qytet.

    Nuk ishte menjëherë e qartë nëse burri kishte në pronësi barin ku ndodhi sulmi, as nëse ai ishte i pranishëm në atë kohë.

    Hugo Gutierrez, kreu i sigurisë publike në shtet, tha në Twitter se ishte nisur një operacion për të kapur njerëzit përgjegjës për vrasjet.

    Shteti i pasur i naftës i Veracruz të Meksikos është goditur nga dhuna e bandave dhe skandalet e korrupsionit politik për disa vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!