×
  • Lajme
  • Botë

    Tajfuni “Hagibis” që goditi Japoninë – 19 të vdekur dhe 100 të plagosur

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 9:44

    Tajfuni ‘Hagibis’ që konsiderohet të jetë më i fuqishëm në 60 vitet e fundit, e ka goditur Japoninë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.


    Raportohet se së paku 19 është numri i viktimave e ndërsa 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    “Hagibis” ka nisur në anën lindore të Japonisë, duke u spostuar së fundmi në qendër të vendit.

    Hagibis, që në gjuhën filipinase do të thotë ‘shpejtësi’, ka përparuar drejt veri-perëndimit me erëra maksimale deri në 162 kilometra në orë.

    Shtatë milionë njerëz janë evakuuar dhe 16 rezultojnë ende të humbur pas stuhisë me shpejtësi 140km/orë që goditi vendin këtë të shtunë.

    Shpejtësia e Hagibis- it pritet të shkojë deri në 215 km/h. Operatori i Energjisë Elektrike njofton se 376,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe 14,00 pa ujë.

    Ndërkaq, raportohet se shtatë milion njerëzve u është thënë që të evakuohen në Japoni, pasi parashikohet që një tajfun akoma më i fortë se ai i pari mund të godasë vendin.

    Përveç tajfunit, Japonia është goditur edhe nga një tërmet me magnitudë 5.7 i shkallës rihter.

    Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe tërmeteve, raportohet edhe për shumë rrëshqitje dheu në mbarë shtetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!