×
  • Lajme
  • Botë

    Talebanët qëllojnë me armë për të shpërndarë turmën protestuese në Kabul

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 13:29

    Talebanët kanë qëlluar me armë për të shpërndarë turmën në një protestë të madhe në kryeqytetin afgan, Kabul.


    Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz që mundohen të ikin, përderisa të shtënat e forta të armëve dëgjohen në sfond.

    Qindra protestues dolën në rrugë të martën për të kërkuar të drejtat e grave dhe për të denoncuar sundimin taliban.

    Protestuesit gjithashtu brohoritën parulla kundër Pakistanit, pasi shumë besojnë se Pakistani fqinj mbështet talibanët, të cilat vendi i mohon.

    Një videon e dërguar në BBC shihen luftëtarët talibanë duke qëlluar me armë në ajër, një veprim që grupi e ndaloi javën e kaluar pasi disa persona u raportuan të vrarë pas zjarrit festiv ajror, përcjell Klankosova.tv

    Disa gazetarë, përfshirë ekipin e BBC-së, u penguan të xhironin në tubim dhe agjencia afgane e Tolo News raportoi se kameramani i saj u arrestua së bashku me disa punonjës të tjerë të mediave vendase dhe të huaja.

    Gratë kanë protestuar javën e kaluar, por të martën thirrjeve të tyre iu bashkuan edhe burrat për barazi dhe siguri.

    Demonstratat vijnë një ditë pasi udhëheqësi i luftëtarëve anti-talibanë, Ahmad Massoud, bëri thirrje për një kryengritje kombëtare nga civilët kundër militantëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!