×
  • Lajme
  • Botë

    Të paktën 25 persona të vdekur nga një shpërthim afër një shkolle në Kabul

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 18:03

    Një shpërthim pranë një shkolle në një lagje në Kabulin perëndimor ka lënë të vdekur të paktën 25 persona, shumë prej tyre nxënës të rinj; dhe ka lënë të lënduar disa të tjerë, tha ministria brendshme e Afganistanit.


    Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, ambulancat u mobilizuan për të evakuuar të plagosurit nga vendi i shpërthimit i cili ndodhi të shtunën pranë shkollës Syed Al-Shahda, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Tariq Arian.

    Arian ka deklaruar se si pasojë e këtij shpërthimi pësuan lëndimet të paktën 52 persona.

    Zëdhënësi i ministrisë së brendshme megjithatë nuk specifikoi shkakun ose cakun e shpërthimit.

    Lidhur me këtë rast, autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se 46 persona ishin dërguar në spitale deri më tani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!