×
  • Lajme
  • Botë

    Të paktën 65 të vdekur nga incidenti hekurudhor në Pakistan

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 9:36

    Të paktën 65 persona u vranë, kur një tren pasagjerësh u përfshi nga zjarri në Pakistanin qendror.


    Ministri i Shëndetësisë së Pakistanit, Yasmin Rashid tha se nga incidenti u plagosën më shumë se 40 persona.

    Autoritetet thonë se zjarri shpërtheu pasi disa nga pasagjerët ishin duke përgatitur mëngjesin në stufat e gazit që i kishin sjellë në bord të trenit, duke shkelur rregullat.

    Trupat e ushtrisë, si dhe mjekët janë dërguar gjithashtu për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në operacion.

    Rrjeti hekurudhor i Pakistanit është në gjendje të keqe për shkak të investimeve të pakta dhe mirëmbajtjes së dobët.

    Në muajin korrik njëmbëdhjetë njerëz u vranë në një aksident hekurudhor, dhe katër të tjerë në muajin shtator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!