×
  • Lajme
  • Botë

    Të shtëna në një universitet në SHBA, raportohen disa të vdekur

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 14:14

    Një sulm i armatosur ka ndodhur në një universitet në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).


    Disa persona kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave që kanë ndodhur në një festë të ish-studentëve në Universitetin A&M të Teksasit në qytetin Greenville, transmeton Anadolu Agency, përcjell Reporteri.net

    Autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por në rrjetet sociale janë përhapur pamje në të cilat shihen persona të plagosur në një sallë zbavitjeje.

    Ndërkohë, gazetari i kanalit lokal WFAA-TV, Jaso Whitely, shkroi në Twitter se të paktën dy persona kanë humbur jetën, kurse mbi dhjetë të tjerë janë plagosur.

    Whitely tha se gjatë sulmit besohet të jetë përdorur armë automatike dhe se ende nuk dihen motivet e tij.

    Në vendin e ngjarjes janë dërguar ambulanca, ndërsa ende nuk dihet identiteti i agresorit dhe nëse ai është kapur nga autoritetet e rendit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!