×
  • Lajme
  • Botë

    Tensionohet situata në Gaza

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 16:10

    Situata në Gaza është përshkallëzuar befas, me ushtrinë izraelite dhe militantet palestineze që janë përfshirë në shkëmbimin më intensiv të sulmeve mes tyre gjatë këtyre viteve të fundit.


    Që prej të shtunës, palestinezët kanë lëshuar mbi 430 raketa në territorin izraelit.

    Shumica sipas shtetit hebre u interceptuan, por një burrë ka mbetur i vrarë. Izraeli nga ana e tij ka goditur gjatë fundjavës mbi 200 shënjestra në rripin e Gazës, prej bombardimeve kanë humbur jetën 4 vetë.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar për më tepër që ofensiva ajrore të vazhdojë ndaj atyre që i përshkroi si elementë terrori në Gaza, transmeton TCH.

    Po si erdhi ky shpërthim i menjëhershëm i tensioneve, aq më tepër kur muajin e kaluar palët ranë dakord për armëpushim, dhe Egjipit e Kombet e Bashkuara po bëjnë ç`është e mundur që ai të jetë afatgjatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!