×
  • Lajme
  • Botë

    Tensionohet situata në Mal të Zi: Vetura zyrtare i shkel protestuesit

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 13:15

    Disa qytetarë kanë bllokuar rrugën që lidh qytetin e Nikshiqit me kryeqytetin, Podgoricën.


    Në një video të publikuar në Twitter mund të shihet se si një veturë qeveritare nuk ndalet fare dhe i shkel disa nga protestuesit të cilët ia kishin zënë rrugën.

     

    Për këtë ngjarje ka reaguar kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i cili ka akuzuar se këto veprime po i nxit presidenti, Milo Gjukanoviq.

    “Trazirat që prodhon nuk do të ndalojnë dorën e drejtësisë dhe sundimin e ligjit! Të dy ligjet e prokurorit dhe vendimi për të ndryshuar kriteret për marrjen e shtetësisë do të miratohen në interes të shtetit të Malit të Zi dhe shtetasve të tij dhe asnjë mbledhje organizuar nga DPS do ta ndalojë atë”, shkroi Krivokapiq në Twitter.

    Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve të ndryshme.

    “Unë u bëj thirrje qytetarëve të Malit të Zi të jenë të arsyeshëm dhe të mos bien pre e provokimeve të atyre që janë gati t’i sakrifikojnë ata në mënyrë që të mbrojnë kapitalin e tyre”, shkroi ai.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!