×
  • Lajme
  • Botë

    Terroristi në Zelandë përdori pesë armë për të kryer vrasjet në xhami

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 23:24

    Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka konfirmuar se i dyshuari kryesor që kreu vrasjet në xhaminë e Christchurch, përdori pesë armë për të kryer sulmin.


    ”Kishte pesë armë të përdorura nga autori i krimit”, ka thënë ajo.

    Më tej Ardern ka thënë se dorasi është një 28 vjeçar nga Australia dhe se kishte licencë për përdorim të armëve.

    Pas këtij akti, Jacinda Ardern, ka thënë se ligjet e Zelandës së Re për armët do të ndryshojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!