×
  • Lajme
  • Botë

    ‘The Economist’ mban qëndrim publik pro Biden: Ja pse duhet të jetë Ai

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 21:34

    Ky është koveri i kësaj jave i revistës së njohur britanike ‘The Economist’, e cila del hapur në qëndrimin e saj pro Biden. Në imazhin e koverit shfaqet maja e çatisë së Shtëpisë së Bardhë, me flamurin amerikan gjysmë të djegur, si për të treguar situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të presidentit aktual Trump, ndërsa shkruhet: Pse duhet të jetë Joe Biden.


    Revista shkruan se nëse do të kishte një votë ajo do të shkonte për Biden, ndërsa liston disa nga arsyet.

    Sipas ‘The Economist’, vendi që zgjodhi Donald Trump në 2016-n ishte i palumtur dhe i ndarë, ndërsa vendi të cilit po i kërkon sot ai votën është akoma më i trishtuar dhe akoma më shumë i përçarë.

    “Pas thuajse katër vite të lidershipit të tij, politika është më e tensionuar se dikur, jeta e përditshme është e konsumuar nga një pandemi që ka shkaktuar rreth 230 mijë viktima mes grindjeve, hedhjes së përgjegjësive dhe gënjeshtrave. Pak a shumë këtë po bën Donald Trump dhe fitorja e tij më 3 nëntor do ta vërtetojë këtë. Biden është e kundërta e Trump. Ai nuk është një kurë mrekullie për atë që shqetëson Amerikën. Po ai është një njeri i mirë që do të rivendosë qëndrueshmërinë dhe qytetarinë në presidencë. Nëse do të zgjidhej ai, suksesi nuk është i garantuar, si mund të jetë? Por ai do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë duke premtuar dhuratën më të çmuar që demokratët mund të dhurojnë: rilindjen”, kështu shkruhet ndër të tjerash në artikullin e ‘The Economist’ lidhur me arsyen e zgjedhjes së këtij titulli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!