×
  • Lajme
  • Botë

    Theret me thikë ministri indonezian i Sigurisë

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 19:52

    Ministri i Sigurisë së Indonezisë dhe një zyrtar policor, janë plagosur në një sulm me thikë në ishullin Javi në pjesën qendrore të këtij vendi.


    Ministri Wiranto po dilte nga vetura, kur një person iu afrua befasisht dhe e sulmoi me thikë, transmeton Telegrafi.

    Sulmuesi besohet se ka qenë i “ndikuar” nga “Shteti Islamik”.

    Mediat lokale raportojnë se e gjitha ndodhi në rajonin Banten, ku policia arrestoi një burrë dhe një grua që sulmuan zyrtarët e Indonezisë. Në anën tjetër, raportohet se gjendja shëndetësore e ministrit pas tretmanit është stabile.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!