×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjedi në Portugali, 29 turistë gjermanë të vdekur nga rrotullimi i autobusit

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 8:07

    Të paktën 29 persona kanë vdekur dhe 27 janë plagosur pasi një autobus që transportonte turistë gjermanë u përmbys në ishullin portugez Madeira.


    Aksidenti ndodhi në orën 18:30 sipas orës lokale. Tragjedia nisi kur shoferi humbi kontrollin e autobusit në një kryqëzim, dhe kjo bëri që ai të dalë jashtë rrugës, njofton agjencia portugeze e lajmeve Lusa.

    Mjeti përfundimisht u ndal në çatinë e një shtëpie.

    “Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Unë nuk mund të përballoj vuajtjet e këtyre njerëzve”, tha kryebashkiaku i qytetit Filipe Sousa për televizionin SIC.

    Ai tha se të gjithë turistët në autobus ishin gjermanë, por disa banorë lokalë gjithashtu mund të ishin midis viktimave. Njëmbëdhjetë nga viktimat ishin burra dhe 17 ishin gra, shtoi Sousa. Autobusi mbante 55 pasagjerë, shoferin dhe një ciceron. Autoritetet portugeze deklaruan se gjendja teknike e autobusit kishte qenë e mirë, por që hetimet janë në zhvillim i sipër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!