Dy adoleshentë dhe një 22-vjeçar janë akuzuar për hakim të llogarive të personaliteteve të njohura në rrjetin social, Twitter, përfshirë atë të ish-presidentit amerikan, Barack Obama, miliarderit, Bill Gates dhe shefit ekzekutiv të kompanisë Tesla, Elon Musk, ka thënë Departamenti amerikan i Drejtësisë të premten.
Mason Sheppard, 19-vjeçar nga Britania është akuzuar për kryerje të sulmit kibernetik, si dhe për krime që lidhen me pastrim të parave, është thënë në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
Nima Fazeli, 22-vjeçar nga Orlandoja, është akuzuar për ofrim të ndihmës në këto krime.
Departamenti i Drejtësisë nuk ka identifikuar të pandehurin e tretë, ndonëse Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të qarkut Hillsborough në Tampa ka thënë se është arrestuar edhe një 17-vjeçar.
Gjiganti Twitter ka thënë përmes një deklarate se vlerëson “veprimet e shpejta të zyrtarëve për zbatim të ligjit”.
Byroja Federale e Hetimeve (FBI), ka thënë se dy të akuzuar janë në mbajtje, por nuk ka treguar se për kë bëhet fjalë.
Kur hakerët kanë sulmuar llogaritë e personaliteteve të njohura ditë më parë, ata u kanë kërkuar përdoruesve që të dërgojnë monedha digjitale Bitcoin. /REL/ /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.