×
  • Lajme
  • Botë

    Trump dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 8:21

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede telefonike diskutuan propozimin turk që përmes një grupi punues të përbashkët të adresojnë mosmarrëveshjet rreth planeve të Ankarasë për blerjen e një sistemi mbrojtës raketor rus S-400, njoftoi presidenca turke.


    “Presidenti ngriti propozimin për krijimin e një grupi pune lidhur me sistemin e mbrojtjes S-400”, thuhet në njoftim.

    Të dyja vendet kanë kundërshtuar njëra tjetrën për muaj me radhë lidhur me mundësitë e pajisjes së ushtrisë turke me sistemin rus.

    Shtetet e Bashkuara thonë se ky sistem nuk është në përputhje me rrjetin e mbrojtjes të NATO-s dhe mund të komprometojnë avionët e saj F-35.

    Ankaraja ka thënë se një grup pune mund të vlerësojë ndikimin e sistemit rus S-400 në avionët luftarakë. Sekretari i Shtetit i SHBA.-së, Mike Pompeo dhe disa senatorë të SHBA kanë paralajmëruar Turqinë se do të ndëshkohet për blerjen e S-400-s, sipas një ligji që kërkon sanksione kundër vendeve që marrin pajisje ushtarake nga Rusia.

    Turqia ka thënë se si një anëtare e NATO-s, ajo nuk përbën kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe sanksionet nuk duhet të zbatohen ndaj saj.

    Shtëpia e Bardhë konfirmoi të hënën se Trump dhe Erdogan kishin diskutuar blerjen e planifikuar të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 nga ana e Turqisë.

    Trump dhe Erdogan gjithashtu diskutuan për tregtinë mes dy vendeve dhe krizën në Siri, tha Shtëpia e Bardhë. /REL/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!