×
  • Lajme
  • Botë

    Trump ndërron adresën e banimit nga New Yorku në Florida

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 11:53

    Presidenti amerikan Donald Trump dhe gruaja e tij Melania kanë ndërruar adresën e banimit në Palm Beach, raporton New York Times që ka pasur qasje në dokumente të cilat ka arritur t’i sigurojë.


    Edhe pse jetoi prej shumë vitesh në Neë York, Trump edhe zyrtarisht është bërë banor i Floridës. Ai ka ndërruar adresën e përhershme të banimit nga Manhattan në Mar-a-Lago, klubin ekskluziv të golfit që ai i referohet si “Shtëpia e Bardhë e dimrit”, transmeton Telegrafi.

    Në shtator të këtij viti, Donald dhe Melania Trump ka aplikuar për ndërrim adrese në Palm Beach të Floridës, thuhet në dokumentet që i ka siguruar Neë York Times.

    Kulla Trump në Manhattan ishte adresa e Trumpit që prej vitit 1983, por prej se është bërë president i SHBA-së, ka kaluar shumë pak kohë atje.

    Madje sipas NBC News, Trump i kaloi 99 ditë në Mar-a-Lago dhe vetëm 20 ditë në kullën Trump që kur ka ardhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

    Banimi në Florida mund t’i sjellë përfitime nga taksat, pasi nuk ka ndonjë taksë për të ardhurat nga shteti ose taksë trashëgimore.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!