×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia blen sistemin anti-raketor rus, pavarësisht vërejtjeve të SHBA-së

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 21:19

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, konfirmoi se vendi i tij do të blejë një sistem të mbrojtjes raketore nga Rusia.


    Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga Shtetet e Bashkuara, Erdogan tha të premten se furnizimet me sistemin S-400 do të nisin në korrik.

    Të mërkurën, nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tha se Turqia rrezikon anëtarësinë në NATO nëse blen sistemin rus, të cilin Uashingtoni e sheh si kërcënim për avionët amerikanë.

    Erdogan tha se Turqia ka shqyrtuar edhe blerjen e sistemit raketor amerikan Patriot, porse oferta e SHBA-së “nuk ka qenë e favorshme si ajo e Rusisë”.

    Ankaraja po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë, pas përkeqësimit të marrëdhënieve të saj me SHBA-në dhe Evropën.

    Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO.

    Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!