×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia dënon rezolutën franceze kundër sulmit turk në Siri

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 21:37

    Turqia dënoi ashpër miratimin nga parlamenti francez të një rezolute, që kritikonte operacionin e saj ushtarak kundër milicisë kurde në verilindje të Sirisë.


    “Ne refuzojmë dhe dënojmë me forcë vendimet e marra në Francë nga Senati dhe Asambleja Kombëtare mbi operacionin “Burimi i Paqes””, deklaroi Ministria e Jashtme turke.

    Me këtë rezolutë, Asambleja Kombëtare franceze pohoi mbështetjen e saj të palëkundur ndaj Forcave Demokratike Siriane (SDF), përbërë kryesisht nga Njësitë e Mbrojtjes Popullore (YPG), një milici e konsideruar terroriste nga Ankaraja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!