×
  • Lajme
  • Botë

    U dorëhoq nga posti i kryeministres, çfarë bën Theresa May një ditë më pas?

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 10:29

    Dy ditë më parë Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May njoftoi e përlotur dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Konservatore, e për rrjedhojë edhe si drejtuese e qeverisë.


    Por pas fjalimit emotiv, ajo është fotografuar me bashkëshortin Philip duke bërë pazarin e përjavshëm. Çifti do të kthehet të jetojë përsëri në shtëpinë e tyre pasi do të largohen nga rezidenca kryeministrore “Downing Street”.

    Qytetarët që ndodheshin në dyqan, e përshkruan Kryeministren në detyrë si të relaksuar dhe të qetë, pavarësisht fjalimit të përlotur që kishte mbajtur. Ata thanë gjithashtu se May shoqërohej nga dy truproja.

    Në krye të partisë, Theresa May do të qëndrojë deri më datë 7 Qershor, kurse Kryeministre deri sa kongresi i partisë së saj të zgjedhë një drejtues të ri. Ajo dha dorëheqjen pasi dështoi në përpjekjet për të përmbyllur me sukses Brexit, shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, pasi nuk arriti të gjente konsensusin e shumicës së deputetëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!