×
  • Lajme
  • Botë

    U zhduk në vitin 1993, pas dy dekadash gjendet e varrosur në oborrin e shtëpisë

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 16:36

    Në vitin 2014, Aaron Fraser kishte vendosur të rinovonte shtëpinë e tij të fëmijërisë me vendndodhje në Jacksonville, të Floridas kur bëri një zbulim tronditës. Ai zbuloi disa mbetje njerëzore të cilat i përkisnin nënën së tij Bonnie Haim, e cila ishte zhdukur në janar të vitit 1993 dhe trupi i të cilës kurrë nuk ishte gjetur, transmeton Reporteri.net.


    Ky zbulim sipas prokurorëve çoi deri te arrestimi i burrit të saj Michael Haim, i cili u akuzua për vrasje të shkallës së dytë.

    “E vërteta ishte gjithmonë atje, varrosur në oborrin e tyre”, tha avokati shtetëror Alan Mizrahi në seancën gjyqësore që u mbajt të martën.

    Michael dhe Bonnie Haim raportohet se kanë pasur probleme martesore dhe ai ka qenë prej kohësh një i dyshuari kryesor në këtë rast, tha avokatja mbrojtëse Janis Warren në fjalimin hapës. 

    Image result for Bonnie Haim,

    Në një intervistë për CNN  menjëherë pasi Bonnie Haim u zhduk në vitin 1993, Michael tha se ajo u largua nga shtëpia e tyre në natën e 6 janarit pas një tensioni në marrëdhënien e tyre. “Në thelb ajo thjesht nuk ishte e lumtur dhe a donte të largohej, dhe unë nuk mund të bëja asgjë për ta ndaluar”, ishte shprehur atë kohë ai.

    Avokati mbrojtës tha  se prokurorët nuk kishin prova të mjaftueshme për të provuar fajësinë e tij përtej dyshimit të arsyeshëm.

    “Ne jemi dakord se ajo është e vdekur, ne jemi dakord që është trupi i saj u gjend në oborrin e shtëpisë, por ata duhet të dëshmojnë se ishte ai që e kreu krimin”, tha ajo.

    Kujtimet e fëmijërisë së Fraser, i cili ishte 3 vjeç kur nëna e tij u zhduk, pritet të jenë shumë të rëndësishme në gjyqin kundër babait të tij, transmeton Reporteri.net.

     “Babi e lëndoi mamanë”, ishin fjalët që ai ia kishte thënë një punëtorje sociale menjëherë pas zhdukjes së nënës së tij. 

    Mbetjet e Bonnie Haimit u gjetën nën një paletë në oborrin e shtëpisë. Megjithëse autopsia nuk mundi të konfirmonte se si ishte vrarë, avokati pretendon se ajo ishte vrarë e më pas varrosur në vitin 1993.

    Hetuesit kishin kontrolluar pronën disa herë në vitet pas zhdukjes së saj, por nuk gjetën mbetjet e saj deri në zbulimin e të birit Fraser dy dekada më vonë./Reporteri.net

    Related image

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!