×
  • Lajme
  • Botë

    Uashingtoni: Rusia dhe Kina po kërcënojnë paqen në hapësirë

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 18:16

    SHBA-ja akuzoi sot Rusinë dhe Kinën se po rrisin rrezikun për konflikt në hapësirë, kryesisht duke zhvilluar armë satelitore, në mes të një debati për përpunimin e një traktati për mbajtjen e paqes hapësinore.


    Ekspertët nga 25 vende, përfshirë edhe Kinën, Rusinë dhe SHBA-në, janë mbledhur me dyer të mbyllura që prej të hënës në Gjenevë për t’u përpjekur që të hedhin bazat e një marrëveshje për parandalimin e garës së armatimeve në hapësirë.

    Fuqitë e mëdha e kanë mbështetur organizimin e kësaj mbledhje të Grupit të Ekspertëve Qeveritarë (GGE), që zhvillohet deri më 28 mars nën presidencën e ambasadorit brazilian në kuadër të Konferencës së OKB-së për Çarmatosje, Guilherme de Aguiar Patriota. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!