×
  • Lajme
  • Botë

    Urdhërohet mbyllja e restoranteve në Austri për ta parandaluar COVID-19

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 18:45

    Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Austri, qeveria ka urdhëruar që të mbyllen kafenetë, baret dhe restorantet.


    Ky vend ka vendosur një bllokadë edhe gjatë valës së parë të pandemisë, që ka rezultuar të jetë efektive, shkruan Reuters.

    Sidoqoftë, gjatë valës së parë, restorantet dhe teatrot kanë mbetur të hapura në mënyrë që të ndihmohet ekonomia.

    Tani vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Austria ka regjistruar 5,600 raste të reja me COVID-19, gjë që ka ngritur shqetësime se sistemi shëndetësor mund të kalojë jashtë kapacitetit.

    Kancelari Sebastian Kurz në një konferencë për shtyp ka thënë se masat e reja janë të nevojshme.

    Këto masa pritet të hyjnë në fuqi nga e marta dhe do të zgjasin deri në fund të muajit nëntor. Ato përfshijnë shtetrrethim nga ora 8 e pasdites, deri në 6 të mëngjesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!