×
  • Lajme
  • Botë

    Vajza 9-vjeçare dhuron 3 euro për Notre Damen

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 11:10

    Jo vetëm të pasurit dhe të fuqishmit po dhurojnë para për rindërtimin e Katedrales “Notre-Dame” në Paris, pasi zjarri e shkatërroi këtë muaj.


    Një pjesë shumë e vogël e gati 850 milionë eurove të dhuruara deri tani, vjen nga një burim shumë modest.

    Një vajzë e vogël nga Britania dërgoi 3.38 euro në “Fondation du Patrimoine”, një nga katër organizatat e ngarkuara nga qeveria franceze për mbledhjen e donacioneve për rindërtimin e katedrales.

    “Të dashur qytetarë të Francës dhe Parisit, emri im është Caitlyn, dhe jam 9 vjeç, jetoj në Angli”, i shkroi Caitlyn Handley në një letër fondacionit. “Dëgjova për zjarrin e Notre Dame në radio dhe doja të ndihmoja, e di që nuk është shumë, por çdo gjë ndihmon”.

    Simon Handley, babai i Caitlynit, tha për CNN se vajza e tij ishte shumë e mërzitur pasi zbuloi se sa e vjetër ishte katedralja.

    “Ajo u ndje keq ndaj mendoi se duhet të bënte diçka. Nuk mund të dhuronte qindra apo mijëra euro, por dha aq sa kishte mundësi”, tha Simon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!