×
  • Lajme
  • Botë

    Varroset Princi Philip i Britanisë së Madhe

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 17:22

    Arkivoli i Princit Filip të Britanisë është ulur të shtunën në qemerin mbretëror derisa pjesë e gjithë ceremonisë ka qenë edhe gruaja e tij, Mbretëresha Elizabeta II.


    Në ceremoninë e 17 prillit kanë marrë pjesë 30 persona, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

    Princi Filip, burri i Mbretëreshës Elizabeta II për 73 vjet, ka vdekur më 9 prill pasi ka kaluar një muaj në spital, ku është trajtuar nga disa komplikime në zemër dhe një infektim.

    Ai ka vdekur në moshën 99-vjeçare.

    Ai është varrosur në Kështjellën Windsor, një kompleks gati 1,000 vjeçar në perëndim të Londrës.

    Një gjithë Mbretërinë e Bashkuar është mbajtur një minutë heshtjeje për ta nderuar Princin Filip.

    Himnet dhe muzika do të reflektojnë lidhjet e Princit Filip dhe shërbimin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe më shumë se shtatë dekada të mbështetjes së Mbretëreshës Elizabeta, e cila mbush 95 vjet, javën tjetër.

    Në mesin e pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit ka qenë Princi William dhe vëllai i tij Harry, i cili është bartur në Kaliforni me gruan e tij amerikane Meghan.

    Gruaja e Harryt, Meghan është shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit, dhe është këshilluar që të mos udhëtojë, andaj pritet ta shikojë gjithë ceremoninë nga shtëpia e saj në Shtetet e Bashkuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!