Drejtuesi i makinës, i cili është akuzuar në Britani për vrasje të 39 personave që janë gjetur në një kamion-frigorifer ka qenë pjesë e një “rrjeti global” të kontrabanduesve, kanë dyshuar prokurorët.
Maurice Robinson, nga Irlanda Veriore vazhdon të jetë në mbajtje në Gjykatën, Chelmsford Magistrates.
Të 39 trupat janë gjetur të vdekur në kamionin frigorifer në një zonë industriale në Esiks të mërkurën e javës së kaluar.
Në librin e ngushëllimeve, kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se bota “është shokuar nga kjo tragjedi”.
Robinson ka dalë para gjykatës përmes një video-linku, teksa është akuzuar për vrasje, komplot të trafikimit të njerëzve, pastrim parash, si dhe komplot të ofrim të ndihmës për imigrim të paligjshëm.
Prokurori, Ogheneruona Iguyovwe, i ka përshkruar akuzat për komplot si “rrjet global” që përfshin “lëvizje të një numri të madh të imigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar”.
Robinsonit nuk i është kërkuar të pranojë fajësinë, ndërkohë që do të dalë para gjykatës sërish më 25 nëntor.
Aktualisht në Vietnam janë duke u kryer teste të ADN-së, për të lehtësuar procesin e identifikimit të viktimave.
Kamioni-frigorifer dyshohet se ka hyrë në Britani nga Belgjika.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.