Vdes gazetari i famshëm i CNN-it, Larry King

Gazetari i famshëm amerikan Larry King është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare. Ai ishte shtruar në spital që prej fillimit të janarit për shkak se ishte infektuar me koronavirus, por nuk arriti ta fitonte betejën.


Gazetari King, fytyra historike e CNN, vuante edhe nga diabeti. Në të kaluarën ai kishte probleme serioze në zemër dhe në vitin 2017 u operua nga kanceri i mushkërive. Vitin e kaluar, ai humbi dy fëmijë, Andy dhe Chaia, në pak më shumë se tre javë. I pari vdiq nga një atak në zemër më 28 korrik, ndërsa i dyti vdiq në 20 gusht nga kanceri i mushkërive.

King ka mbajtur për 25 vjet talk show-n “Larry King Live në CNN”, nga 1985 në 2010 dhe para se të shtrohej në spital drejtonte programin Larry King Tani në Hulu dhe RT America, si dhe “Politicking with Larry King” në të njëjtat kanale në internet.