×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes viktima e 51-të e sulmit terrorist në Zelandë të Re

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 15:53

    Shtetasi turk i cili mbeti i lënduar në sulmin që u bë ndaj dy xhamive në Zelandë të Re më 15 mars, nuk u ka mbijetuar plagëve, duke bërë që numri i viktimave të vdekur në këto sulme të arrijë në 51, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    “Për fat të keq, e kemi humbur shtetasin tonë, i cili ishte lënduar rëndë në sulmin e tmerrshëm u Christchurch të Zelandës së Re”, ka shkruar ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavoshogllu në Twitter.

    Vëllai i të ndjerit ka thënë për agjencinë turke të lajmeve Anadollu se ai të enjten ishte dërguar për operim, por mjekët nuk arritën ta shpëtojnë.

    “Sot kishte një operim, por mjekët nuk mund ta ndalnin gjakderdhjen, kështu që e humbëm. Ishim të lumtur sepse menduam se ishte mirë, luftoi për jetë 50 ditë”, u shpreh ai.

    Australiani Brenton Tarrant, i cili akuzohet për vrasjen e 50 besimtarëve myslimanë në sulmet në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, përballet me 50 akuza për vrasje. Nga këto sulme kanë mbetur të lënduar edhe 50 njerëz të tjerë. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!